Kështu u votua në veri për largimin ose jo të kryetarëve (dokument)

22 prill 2024 | 15:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e referendumit për largimin ose jo të katër kryetarëve komunave në veri të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

“Në këto rezultate përfundimtare nuk mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, ka njoftuar KQZ-ja.

Në Komunën e Leposaviqit, vetëm 6 qytetarë kanë votuar për largimin e Lulzim Hetemit nga pozita e kryetarit, ndërsa në Komunën e Mitrovicës së Veriut kanë votuar 12 qytetarë për largimin e Erden Atiqit nga funksioni i kryetarit të kësaj komune. Këto dy komuna drejtohen nga kryetarët që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes.

Kurse për kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe për kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci nuk kanë votuar asnjë qytetarë për largimin e tyre nga drejtimi i komunave respektive. Zeqiri dhe Peci vijnë nga radhët e PDK-së.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sylejman Selimi në fjalën përfundimtare para Gjykatës Themelore në Prishtinë,…