Këta janë anëtarët e përkohshëm të bordeve të “KRU Prishtina” Postës dhe “Infrakos”-it

02 prill 2020 | 21:39

Këta janë anëtarët e përkohshëm të bordeve të “KRU Prishtina” Postës dhe “Infrakos”-it

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhja elektronike) në të cilën janë miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë në detyrë.
“Udhëzimi Administrativ për Përcaktimin e Procedurave për Shkatërrimin e Strukturave të Paligjshme, është dokumenti i parë që ka marr miratimin nga kabineti qeveritar. Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i procedurave për aplikimin e mjetit juridik shkatërrimit të strukturave të paligjshme nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës lidhur me zbatimin e vendimeve të plotfuqishme të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe aktgjykimeve të Panelit të Ankesave pranë Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes KRU “Prishtina”, janë emëruar:

1. Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtor;
2. Hajrie Morina, drejtore;
3. Seat Bilbani, drejtor; dhe
4. Idriz Maliqi, drejtor.

Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Postës janë emëruar:
1. Mentor Arifaj, kryesues dhe drejtor;
2. Kujtim Shala, drejtor;
3. Sajmie Thaci, drejtore; dhe
4. Blerton Abazi, drejtor.

Miratimin nga kabineti qeveritar e ka marr edhe Vendimi për emërimin e Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A. , në këtë përbërje:
1. Enis Berisha, kryesues dhe drejtor;
2. Vjollca Jashari, drejtore;
3. Artan Dermaku, drejtor; dhe
4. Abdullah Lala, drejtor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,…