Këta janë emrat e deputetëve që do ta hetojnë rastin e ‘gulenistëve’

13 prill 18:10

Partitë politike kanë propozuar emrat që do t’i përfaqësojnë në Komisionin hetimor parlamentar, i cili do të mundohet të zbardh të vërtetën mbi arrestimi dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq për në Turqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka propozuar deputetët Driton Selmanaj dhe Anton Çuni për anëtarë të këtij komisioni, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) siç ka mësuar “Kosovapress” ka propozuar Blerta Deliu-Kodra dhe Nezir Çoçajn.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka propozuar deputetin Muharrem Nitaj, ndërsa Grupi i Pavarur Parlamentar (GPD) ka propozuar Dardan Molliqajn.

Emrat e anëtarëve në Komisionin hetimor parlamentar për rastin e shtetasve turq nuk i kanë dorëzuar ende, Lëvizja Vetëvendosje, Nisma Socialdemokrate dhe grupi parlamentar 6+.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se sivjet do…