
Këta janë kandidatët e Vjosa Osmanit që kandidojnë me listën e LV-së
16 janar 2021
| 19:03
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë. Në mesin e tyre janë edhe aderimet e Vjosa Osmanit. Vetëvendosje i ka rezervuar gjashtë numra për listën Guxo të Osmanit.
Vetë Osmani mban numrin dy, menjëherë pas Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.
Me numër tetë është Donika Gërvalla, pjesë e listës Guxo. Pastaj vjen Haxhi Avdyli me numër 16. Faton Peci me numër 28, Doarsa Kica me numër 33 dhe Jeta Statovci është me numër 48.