Këta janë kandidatët për deputetë të LDK-së nga Peja

05 shtator 2019 | 23:06

Ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, në një komunikim për RADIO 1′ pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së i ka deklaruar kandidaturat e LDK-së së Pejës për listën e këtij subjekti në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne sapo dolëm nga takimi. Nga Peja si kandidat për deputet janë propozuar: Kujtim Shala, unë (Besa Gaxherri), Ramiz Kelmendi, Shkumbin Gashi dhe Mikete Hajdari. Po punohet mjaft dhe edhe mbledhja e sotme ka kaluar në frymë të mobilizimit të përgjithshëm për fitore. Ne jemi të sigurt se jemi fitues”, ka deklaruar mes tjerash Besa Gaxherri.

Gaxherri ka thënë se takimi ka kaluar në frymë shumë të mirë dhe mobiluzuese.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni Ramiz Kelmendi në RTV Dukagjini ka thënë se gjasat…