Këta janë të zgjedhurit në krye të LV-së në gjashtë komunat e Kosovës

26 shtator 2022 | 12:11

Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur dje fazën e parë të zgjedhjeve të brendshme, ku kryetar është rizgjedhur Albin Kurti edhe për një mandat tjetër katërvjeçar.

Kurti ka marrë 98.60 për qind të votave. Kundër tij kanë votuar 0.89 për qind, ndërsa 0.51 për qind kanë abstenuar.

Gjatë javëve të vijim procesi zgjedhor në LV do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave dhe do të përfundojë në fund të muajit tetor me zgjedhjen e kryesisë qendrore në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.

Sipas njoftimit, në këtë proces janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të LV-së. Behar Jashari është zgjedhur kryetar i organizatës Rinia për Vetëvendosje.

Nga të dhënat e publikuara nga LV-ja, Jashari ka marrë 86.55 për qind e votave për, 7.55 për qind kanë qenë kundër dhe 6.80 kanë abstenuar.

Ndërsa kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje është zgjedhur Albulena Haxhiu, me 94.55 për qind të votave.

Më poshtë u sjellim të zgjedhurit në krye të LVV-së nëpër komuna:

Dega LV-së në Prizren:

Kryetar i Qendrës, Artan A. Abrashi
Kryetare e Grave, Nora Fetoshi
Kryetar i Rinisë, Ardit Xhaferi

Dega e LV-së në Pejë

Kryetar i Qendrës, Taulant Kelmendi
Kryetare e Grave, Vlabona Gjakova-Taraku
Kryetar i Rinisë, Bleona Kelmendi

Dega e LV-së në Ferizaj

Kryetar i Qendrës, Fatbardha Reka
Kryetare e Grave, Shqipe Jashari
Kryetar i Rinisë, Diar Hamiti

Dega e LV-së në Gjilan

Kryetar i Qendrës, Alban Hyseni
Kryetare e Grave, Arijeta Rexhepi
Kryetar i Rinisë, Genc Halimi

Dega e LVV-së Gjakovë

Kryetar i Qendrës, Agon Batusha
Kryetare e Grave, Afërdita Kusari-Kumnova
Kryetar i Rinisë, Vlera Kërleshi

Dega e LVV-së Lipjan

Kryetar i Qendrës, Adnan Rrustemi
Kryetare e Grave, Shahadije Bikliqi-Dragaqina
Kryetar i Rinisë, Blerton Vehapi

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca pësoi humbje nga Danimarka në ndeshjen e fundit të…