Këta janë themeluesit e LDK-së (Dokument)

21 dhjetor 2019 | 10:50

Jusuf Buxhovi ka publikuar listën me anëtarët e Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokatike të Kosovës, e nënshkruar nga 23 intelektualë  (akademikë, shkrimtarë, historianë, publicistë e të tjerë).

Buxhovi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se kjo listë paraqet pikënisjen e fillimit të procedurës për mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë në përputhje me Ligjin Federativ për Shoqatat e qytetarëve dhe partitë politike, të aprovuar nga Kuvendi i RFS-së në nëntor 1988.

“Sipas ligjit federativ dhe assesi atij republikan, siç po spekulohet diku-diuku, çdo nismë qytetarë duhej të legjitimohej me kërkesën me shkrim të nënshkruar prej më së paku 11 qytetarëve, si parakusht për mbajtjen e kuvendeve themeluese, për të cilat duhej kërkuar leje te organet zyrtare (Ministria e Punëve të Brendshme).  Kërkesa duhej të shoqërohej me programet partiake, stuatusin e partisë dhe formalitetet tjera.

Këshilli Nismëtar veproi në përputhje me këto udhëzime të ligjit dhe parashtroi kërkesën të shoqëruar me listën prej 23 qyetarëve, me çka u krijuan kushtet formale për mbajtjen e Kuvendit Thelemues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989″, ka shkruar Buxhovi.

Lista u nënshkrua nga këta persona:

1. Jusuf Buxhovi, shkrimtar

2. Zekeria Cana, historian

3. Milazim Krasniqi, shkrimtar

4. Ajri Begu, ekonomist

5. Ibrahim Rugova, shkrimtar

6. Bujar Bukoshi, mjek

7. Fehmi Agani, profesor dhe socilog

8  Ibrahim Berisha, gazetar

9. Mehmet Kraja, shkrimtar

10. Ali Aliu, studiues i letërsisë

11Zenel Kelmendi, mjek

12. Ramiz Kelmendi, shkrimtar

13  Idriz Ajeti, akademik

14. Dërvish Rozhaja, akademik

15. Mark  Krasniqi, akademik

16. Anton Çetta, profesor

17. Zenun Çelaj, gazetar

18. Mustafa Radoniqi, avokat

19. Basri Çapriqi, shkrimtar

20. Jusuf Bajraktari, historian

21. Xhemail Mustafa, gazetar

22 Hysen Matoshi, gazetar

23 Neshet Nushi, ekonomist

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City mund ta kthejë në shtëpi portierin Aro Muriq…