Këta janë tre zyrtarët policorë të suspenduar me kërkesë të IPK-së

23 prill 2025 | 14:39

Me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), janë suspenduar tre zyrtarë policorë të Njësisë në Gjakovë, si pjesë e një hetimi të brendshëm që është në zhvillim.

Burime të sigurta zbulojnë emrat e të suspenduarve:

          •        Detjon Hasani

          •        Rozana Nokaj

          •        Altin Azemi

Sipas informacioneve këta zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Hetimi është iniciuar nga IPK dhe përfshin shqyrtimin e veprimeve të tyre në raste të ndjeshme që lidhen me zbatimin e ligjit në terren.

Të njëjtit janë në masë suspendimi në pritje të përfundimit të hetimeve disiplinore dhe penale, nëse ato konfirmohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi po tregohet fantastike në Kampionatin Evropian të xhudos.…