Këta liderë marrin pjesë në samitin për Ukrainën në Tiranë

28 shkurt 2024 | 08:05

Samiti Ukrainë – Evropa Juglindore do të zhvillohet me datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve. Në të do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore.

Në këtë samit Kosovën do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, mbrëmë ka arritur në Shqipëri. Aeroplani i presidentit ukrainas u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orën 23:00 të së martës.

Zelenski u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në aeroportin e Rinasit ishte i pranishëm edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri.

“I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, ka shkruar Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Sipas agjendës zyrtare të shpërndarë nga Kryeministria në orën 09:00, Presidenti Zelenskyy do të mirëpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

Më pas Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

Në 9:30 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Ndërsa në orën 10:10  do të bëhet firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Më pas në orën 11 do të jetë mbërritja e liderëve në Pallatin e Kongreseve.

Në 11:30, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

Në orën 13:00 do të bëhet foto familjare.

Ndërsa në 13:30 Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Epopeja e Luftës së Ftohtë me intrigat e saj, të…