Këtë ballinë e dua fort!

16 tetor 2021 | 23:35

Nga Muhamet Mavraj

Të thuash jemi lëvizje paqësore që kurrë nuk përkrahim armët si mjet për liri, madje dikush betohej se kurrë në jetë nuk do të prekë armë me dorë e, në anën tjetër, të promovoja në çdo numër të “Botës së re” të kundërtën, si në çdo shkrim a intervistë timen, është program tjetër, mohim kategorik i të parës.
E di se kolegët i kam vënë në siklet për ta fshehur këtë ballinë në takimet me të huajt më 1997, sikurse radhazi me të tjerat!
Të qenët vetvetja është qetësia më e lartë e ndërgjegjes.
Nuk ka qenë aspak lehtë të mbaja përgjegjësi të plotë për këtë ballinë të gazetës studentore “Bota e re” në tetor 1997, ndërmjet dy demonstratave, 1 dhe 29 tetor 1997.
Por, në krahasim me rënien për liri të këtij djaloshi, ishte asgjë: Adrian Krasniqi promovoi rënien e parë me uniformë ushtarake. Nuk do t’i harroj ecjet nëpër rrugët e qeta të Pejtonit, në të cilën lagje banova një kohë. Ai e donte jetën, të fejuarën, ëndërronte familjen e re, por e dogji veten që ne të jetojmë e votojmë të lirë. Nuk është turp që lufta e tij të mbrohet në Këshillin e Sigurimit dhe para vetë Zotit.
Në këtë përvjetor të rënies dhe çdo ditë të lume, nder dhe respekt pa kufi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazoviç është shprehur se lufta e ashpër…