Këtë shtëpia s’po e blen askush. Hyjmë brenda saj…

03 dhjetor 2020 | 08:24

Një shtëpi që konsiderohet si “Porta e Ferrit”, pasi në të ka simbole satanike, ka dalë në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Banesa e vitit 1920 me 4 dhoma gjumi ndodhet në Salem të Oregonit dhe konsiderohet një “investim i zgjuar”, pavarësisht se është e mbushur me shkrime të tmerrshme paralajmëruese.

Fotot e shtëpisë të shpërndara në Tëitter janë mjaftueshëm për të trembur çdo blerës të mundshëm. Në një prej tyre shihet simboli i Djallit i pikturuar në murin e bodrumit. Ndërsa në dysheme mund të shihet një gropë ku shkruhet: “Hyr dhe takoje atë”, transmeton lajmi.net.

Prona është postuar nga “Murray Brown Real Estate” me çmimin 170 000$. Postimi ka marrë mijëra komente, me njerëzit që janë tërhequr shumë mesa duket nga fakti se shtëpia mund të jetë e pushtuar nga shpirtrat.

“Nuk është keq për rimodelim, po r besoj se do të kushtojë shumë largimi i shpirtrave”, shkruan me shaka një person.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Televizioni “CNN” dhe gazeta “The New York Times”, duke përdorur…