Këtë vit do të jetë e gatshme Qendra e banimit social në Malishevë

26 maj 2019 | 15:13

Qendra e Banimit Social, një objekt kapital që pritet të zgjidhë problemin e strehimit për rreth 40 familje, është duke u ndërtuar sipas dinamikës së paraparë dhe pritet që të jetë e gatshme brenda vitit.

Kjo qendër e banimit social është një objekt me rëndësi për Komunën e Malishevës, ndërsa ndërtimi i saj mundësohet falë bashkëfinancimit në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, që e bartë pjesën më të madhe të financimit dhe Komunës së Malishevës dhe ka një kosto prej rreth 650 mijë euro, ndërsa ndërtim i saj ka filluar në tetor të vitit të kaluar.

Punimet në këtë objekt i ka parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është njoftuar me ecurinë e punimeve.

Ai ka thënë se ky objekt krahas vlerës kapitale ka rëndësi të madhe në aspektin social, pasi pritet të futen 40 familje të cilat e kanë problem çështjen e strehimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Organizatën “Qëndresa Kosovare”, “Jetimat…