Këto janë dhjetë projektligjet e miratuara nga Kuvendi
Kuvendi i Kosovës të enjten ka mbajtur seancën e rregullt plenare.
Në këtë seancë janë miratuar në lexim të dytë dhjetë projektligje, në mesin e tyre Projektligji nr.10/L-030 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, ai për sigurimet shëndetësore, Projektligji për shtetësinë, etj.
Projektligjet e miratuara në lexim të dytë:
1. Projektligji nr.10/L-030 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,
2. Projektligji nr.10/L-028 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,
3. Projektligji nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.06/l-032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim,
4. Projektligji nr.10/L-026 për shërbimet e pagesave,
5. Projektligji nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
6. Projektligji nr.10/L-021 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore,
7. Projektligji nr.10/L-022 për banim social dhe të përballueshëm,
8. Projektligji nr.10/L-023 për shtetësinë e Kosovës,
9. Projektligji nr.10/L-024 për lëndët plasëse,
10. Projektligji nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.



