Këto janë ekipet e kualifikuara në Ligën e Konferencës

03 nëntor 2022 | 23:44

Ka përfunduar edhe zyrtarisht faza e grupeve e Ligës së Konferencës.

Ekipe si Fiorentina, West Ham e Villarreal janë ndër ekipet e kualifikuara tutje.

Për herë të parë, një ekip kosovar mori pjesë në fazën e grupeve të kësaj gare.

Ishte Ballkani, i cili nuk arriti të kualifikohej tutje, duke përfunduar i fundit në grupin G me katër pikë të grumbulluara.

Gjithsej 16 ekipe kanë siguruar kualifikimin tutje, teksa tetë ekipet e para janë në 1/8 e finales, kurse tëtë ekipet e pozicionuara në vendin e dytë janë kualifikuar në 1/16, ku do të përballen me ekipet e vendeve të treta nga Liga e Evropës.

Basaksehir, Fiorentina, Eest Ham, Anderlecht, Villarreal, Lech Poznan, Nice, Partizan, AZ Alkmaar, Dnipro-1, Djurgarden, Gent, Sivasspor, Cluj, Slovan Bratislava dhe Basel janë ekipet e kualifikuara tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë ka përfunduar zyrtarisht faza e grupeve në Ligën e…