Këto janë masat e reja për gastronominë

12 gusht 2021 | 20:34

Qeveria e Kosovës ka aprovuar sot masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, pas situatës së krijuar me rritjen e numrit të të infektuarve me këtë virus në vendin tonë.

“Masat e reja për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga Covid-19 janë vërtetuar si të domosdoshme për të kufizuar transmetimin e Covid-19 dhe për të zvogëluar vdekjet”, ka njoftuar Qeveria.

Sipas këtyre masave, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

-Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

-Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre sipas orarit të tyre të rregullt, në pajtim me nenin 40 të Ligjit Nr. 2004/ 18 për Tregtinë e Brendshme dhe rregulloret përkatëse komunale.

-Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina
të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

-Pjesa e prapme e një karrige, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.

-Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë me të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është që të shfrytëzohet hapësira duke respektuar kufizimin prej pesë (5) persona në 10 m2.

-Në hapësirat e mbyllura lejohet shërbimi i ushqimit dhe pijeve vetëm për mysafiret
që janë të ulur ose duke qëndruar në këmbë në një tavolinë ose në banak.

-Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë, banak apo në tavolina në këmbë.

-Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60-70% alkool.

-Duhet të vendosen udhëzuesit në hapësirat e jashtme të lokaleve lidhur me
informimin e klientëve për protokollin e masave kundër COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bartësi i listës së koalicionit të partive politike në Mitrovicën…