Këto janë nëntë marrëveshjet që u nënshkruan mes Kosovës dhe Shqipërisë

26 nëntor 2018 | 13:27

Në mbledhjen e pestë të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë janë dhënë dy informata dhe janë nënshkruar gjashtë marrëveshje, dy protokolle dhe një memorandum, nga ministrat përkatës të dy qeverive.

Informata e parë ka të bëjë me të arriturat për vendosjen e Pikës Doganore të Republikës së Kosovës në Portin e Durrësit dhe informata e dytë ka të bëjë me Deklaratën e objektivave të përbashkëta për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri – Kosovë.

Pas përfundimit të mbledhjes, u zhvillua ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në ndërmjet dy qeverive.

Marrëveshjet, protokollet dhe memorandumet e nënshkruara ndërmjet ministrive përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, janë si më poshtë:

1. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin, nxitjen e biznesit dhe të informimit të diasporës”.

2. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve”.

3. Protokolli për Kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë” në mes të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë.

4. Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhëniet me institucionet Financiare Ndërkombëtare.

5. Marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimeve Roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

6. Marrëveshja për “Bashkëpunim në fushën e Rinisë.”

7. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në fushën e shëndetësisë.

8. Protokolli ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, për njohjen e bilaterale dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fito sanitare që do të shoqërojnë ngarkesat e kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore dhe produktet bimore gjatë importit, eksportit dhe tranzitit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës

9. Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për pronësinë industriale të RKS dhe Drejtorisë së përgjithshme të pronësisë industriale të Republikës së Shqipërisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët shqiptar vazhdojnë të shkëlqejnë në kampionatin zviceran. Në formacionin…