Këto janë propozimet e Odës Ekonomike drejtuar Qeverisë për mbështetjen e sektorit privat

30 mars 2020 | 12:14

Oda Ekonomike e Kosovës sot në një konferencë për medie, përmes kryetarit të Kuvendit, Ruzhdi Kurtishaj, ka shpalosur disa propozime për mbështetjen e sektorit privat në Kosovë.

Ata përmes një konference për media i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës, me disa kërkesa, ashtu që sipas tyre, ndikimi i krizës të minimizohet sa më shumë që është e mundur.

Sipas tyre, përfaqësuesit e sektorit privat, i sugjerojnë Qeverisë të zotohet për sigurimin e likuiditetit të mjaftueshëm në sistemin ekonomik të vendit, si në sektorin publik ashtu edhe në sektorin privat.

Propozimet e OEK-ut:

Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin numër 01/07 të datës 11.03.2020 dhe me vendimet tjera pasuese, e ka ndërprerë përkohësisht veprimtarinë e shumicës së bizneseve të sektorit privat.
Duke pasur parasysh rëndësinë e sektorit privat për gjenerimin e punësimit dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, mbrojtja e sektorit privat është jetike për ruajtjen e kapaciteteve të shtetit për të gjeneruar të hyra buxhetore dhe rrjedhimisht edhe për mirëqenien e popullsisë.
Situata e krijuar pas shpalljes së pandemisë COVID-19 ka shkaktuar panik dhe çrregullim të madh në treg, gjë që reflektohet me rënien e menjëhershme të kërkesës për produkte dhe shërbime, rënie të pagesave të obligimeve kontraktuale dhe zvogëlim të qarkullimit të parasë.
Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës drejtëpërdrejti janë reflektuar në sektorin privat, duke ndërprerë aktivitetin e këtij sektori dhe duke i sjellur bizneset në pamundësi për të kryer kompenzimin e obligimeve dhe pagesave të pagave ndaj të punësuarve.

Anëtarësia e Odës Ekonomike të Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës kërkon urgjentisht të ndërmerren disa nga veprimet e listuara si më poshtë:
• Të sigurohen pagat nga Qeveria për sektorin privat, për të gjitha bizneset, të cilave Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin numër 01/07 të datës 11.03.2020 dhe vendimet tjera pasuese ua ka ndërprerë veprimtarinë e tyre afariste, dhe këto biznese nuk mund të sigurojnë më të hyra për pagat e të punësuarve në sektorin privat. Pagat e punëtorëve të sektorit privat të paguhen në bazë të listës së pagave të të punësuarve të realizuara nga muaji paraprak pëmes ATK-Trusti.
• Të kompensohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës shpenzimet e qirasë së objekteve, zyrave, depove etj. të sektorit privat derisa të ndryshohet vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për të filluar puna normale.
• Të paguhet nga Qeveria e Republikës së Kosovës tatimi në fitim, për kuartalin e parë (TM1) dhe obligimet tjera tatimore për sektorin privat, derisa të ndryshohet vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për të filluar puna normale.
• Qeveria e Republikës së Kosovës të krijojë Fondin për mbështetje financiare – Pako stimuluese për sektorin privat.
• Të merret vendim nga ana e Qeverisë së Republikë së Kosovës për shtyrjen e afatit të raportimit financiar në Këshillin për raportim financiar të Republikës së Kosovës në afat prej 3 muajve.
• Të prolongohen obligimet e kësteve të kredive për sektorin privat në afatin kohor prej 3 (tre) muajve, duke filluar nga data 1 Prill 2020 deri më datën 1 Korrik 2020.
• Të zgjatet me automatizëm afati i licencave të operimit, për të gjitha licencat të cilave u ka skaduar afati, deri në marrjen e ndonji vendimi tjetër.
• Të lirohen nga pagesat operatoret e transportit rrugor të udhëtarëve me rastin e vazhdimit të rendeve të udhëtimit nga MIA dhe të subvencionohet nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës regjistrimi i automjeteve transportuese për bartjen e udhëtarëve, mallrave, si dhe makineritë e pajisjet tjera të sektorit privat, si dhe të lirohet nga akciza pë derivate të naftës gjatë kohës sa zgjasin masat e Qeverisë.
• Të hiqet Vendimi administrativ i kufizimit në tërheqjen e parasë së gatshme nga llogaritë bankare komerciale e sidomos për institucionet financiare jo bankare nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e zotuar që të ofrojë përkrahjen e pa rezervë pë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për të ofruar ekspertizën e duhur për tejkalimin e kësaj krize, si dhe për ofrimin e alternativave më të përshtatshme që efektet e kësaj krize të manifestohen me pasoja sa më të vogla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Rusia, nga…