Këto janë temperaturat për pesë ditët e ardhshme

17 nëntor 2019 | 23:15

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me vranësira dhe intervale diellore.

“Vranësirat ditën e hënë, vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Të mërkurën një sistem vranësirash parashihen ta përfshijnë vendin, duke kushtëzuar mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-13 m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria e ka mbyllur me humbje fazën kualifikuese për “Euro…