Shqipëria e humbet ndeshjen e parë në ‘Air Albania Stadium’

17 nëntor 2019 | 22:46

Shqipëria e ka mbyllur me humbje fazën kualifikuese për “Euro 2020”.

“Kuqezinjtë” pësuan me rezultat prej 0-2 në shtëpinë e re “Air Albania”, që u inaugurua sot, nga kampioni i botës, Franca.

Ishte Tolisso ai që shënoi golin e parë në minutën e tetë të takimit. Derisa epërsinë e dyfishoi Antoine Griezmann në minutën e 32. Shqipëria pati një paraqitje mjaft të mirë në pjesën e dytë ku krijoi disa raste shënimi, por që nuk arriti t’i konkretizojë.

Kualifikimet për Euro 2020 kombëtarja e Shqipërisë i mbyll në vendin e katërt me 13 pikë, derisa nga Grupi H janë kualifikuar Franca e Turqia me 25, respektivisht 23 pikë të grumbulluara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ndeshjen Shqipëri – Francë për kualifikime Euro 2020, që…