Këto janë votat që kanë marrë kandidatët e PDK-së për deputetë në Rahovec

10 tetor 2019 | 12:22

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka dalë e dyta në Komunën e Rahovecit.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli ka qenë më i votuari në listën e kësaj partie me 3 715 vota, para Idriz Vehapit që ka 3 240 vota.

Femra më e votuar në Rahovec është Erlira Mullabazi me 1 491 vota.

Andin Hoti ka marrë 1 730 vota nga qyteti i tij, pas tij me një numër të konsiderueshëm të votave është edhe Bejtullah Deliu i cili ka marrë 1 258, i pasuar nga Ramadan Hoti më 647 vota etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ousmane Dembele humbet “El Clasicon” ndaj Realit të Madridit. Sulmuesi…