
Dembele mungon në ‘El Clasico’
10 tetor 2019
| 12:19
Ousmane Dembele humbet “El Clasicon” ndaj Realit të Madridit. Sulmuesi francez që ka vetëm pak kohë që është rikthyer nga dëmtimi është skualifikuar me dy ndeshje nga komisioni i Disiplinës në La Liga për kartonin e kuq që mori në fitoren 4-0 të Barçës ndaj Sevillas, sfidë në të cilën shënoi dhe një gol.
Në minutat e fundit të ndeshjes Dembele ironizoi me gjyqtarin për kartonin e kuq që ky i fundit i vuri mbrojtësit të ri të Barçës, Araujo dhe iu drejtuar gjyqtarit me fjalët “je shumë i keq” dhe për këtë arsye Dembele është skualifikuar me dy ndeshje.
Një goditje e rëndë kjo për Barçën dhe për sulmuesin francez që nuk do të humbasë vetëm duelin ndaj Eibar por edhe “El Clasicon” e 26 tetorit.