Këto lagje në Prishtinë dhe Fushë Kosovë sot mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm

19 mars 2019 | 15:29

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Prishtina”,  sh.a. njofton konsumatorët e lagjes Kalabria, Zona industriale në Fushë Kosovë dhe konsumatorët e pjesës dërmuese të komunës së Fushë Kosovës se, gjatë ditës së sotme 19 mars 2019 duke filluar nga ora 11.00 deri në orën 17.00 , do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Ndërprerja e ujit të pijshëm në zonat e lartëcekura do të bëhet  për  shkak të punimeve teknike në afërsi të Kazermës  “Adem Jashari”, në Prishtinë, gjegjësisht sanim i një tubacioni në rrjedhje uji”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit ‘Prishtina’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci la jashtë grumbullimit Thomas Strakoshën,…