Këto skuadra kualifikohen në çerekfinale të Kupës

08 dhjetor 2018 | 18:29

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 të finales së Digitalb Kupës së Kosovës.

Prishtina ka shënuar fitore në Prizren në duel me skuadrën e Lirisë, me rezultat 0-4. Golat për Prishtinën i shënuan Meriton Korenica, Ergyn Ahmeti dhe Basid Khalid (dy herë).

Tutje u kualifikua edhe Ferizaj që arriti të mposhtë Fushë Kosovën, me rezultat 2-1. Golat për Ferizajn i shënuan Mirsad Idrizi dhe Qëndrim Dautaj, derisa golin e vetëm Fushë Kosovën e shënoi Adonis Breznica.

Ndërkohë, Drita ka shënuar fitore kundër Minatorit, me rezultat 5-3. Ndeshja e vetme e cila nuk pati fitues në 90 minutat e rregullt dhe pas vazhdimeve ishte ajo mes dy skuadrave të Ligës së Parë, Besës dhe Vëllaznimit, e ku në penallti fitoi Vëllaznimi, me rezultat 3-2.

Nesër do të zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera, ku do të përballen: Kika – Istogu, Dukagjini – Feronikeli, Ballkani – Gjilani dhe Trepça ‘89 – Flamurtari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 13-të në Media Ligë,…