Këtu nisi gjithçka për largimin e Ronaldos nga Juventusi (video)

26 nëntor 2021 | 14:54

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Juventusi në fund të merkatos së verës nuk ishte diçka e papritur. 36-vjeçari kishte nisur të punojë për një largim të mundshëm që prej eliminimit të zonjës së vjetër nga Liga e Kampionëve.

Në dokumentarin e Juves, “Gjithçka ose Asgjë”, janë publikuar pamje të Ronaldos së acaruar.

Me tension të veçantë u përjetua eliminimi nga Liga e Kampionëve nga Porto.

Ronaldon i nervozuar flet me këdo që i del para, të gjithë pothuajse heshtin, vetëm Cuadrado reagon, derisa pak sekonda më vonë detyrohet të ndërhyjë edhe ish trajneri atë kohë, Andrea Pirlo, për të qetësuar situatën.

Ronaldo ishte i nervozuar me lojën sipas tij shumë, shumë të dobët në Ligën e Kampionëve.  Këtu, ndoshta kishte nisur gjithçka sa i përket largimit të CR7, që pas pak muajsh më pas la Juven për Manchester Unitedin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i është kundërpërgjigjur asamblistit të…