“Pensionisti më i madh në Gjilan po hyn në punë”, Haziri i përgjigjet Kurteshit

26 nëntor 2021 | 14:52

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i është kundërpërgjigjur asamblistit të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi pasi ky i fundit e kishte “thumbuar” Hazirin duke i uruar pensionimin pas fitores së LV-së në Gjilan.

Haziri ka thënë se Ismajl Kurteshi është “pensionisti më i madh në Gjilan që pas 13 vjetësh po hyn në punë”.

“Në fund të këtij muaji e marr detyrën e re me përgjegjësi në subjektin politik ku jam nënkryetar i parë. Pensionimi politik s’ka ndodhur në rastin tim, ata që mund t’i gëzohen një beteje të humbur unë mund vetëm t’i mirëkuptoj sepse pensionisti më i madh në Gjilan pas 13 vjetëve po hyn në punë dhe ndoshta kjo është pritja që e ka pasur Nëse një administratë e re fillon me punësimin e pensionistëve atëherë e thënë ditën e parë premtimin dhe mandatin për çfarë ka ardhur këtu”, ka thënë Haziri dje në një konferencë për media.

Ai është shprehur se “tigri” prej letrës nuk e ka frikësuar askënd.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka bërë me…