KF Drenica merr premtime nga Komuna e Skenderajt

21 dhjetor 10:31

Lojtarët dhe personat e tjerë që kanë mbetur në Klubin e Drenicës kanë zhvilluar të mërkurën një takim me drejtorin për Sport në Komunën e Skenderajt, Ramiz Shala.

Nga takimi kanë dalë premtime se Drenicën po e presin ditë të mira. Pas dy orësh në takim, lojtarët shprehën brengat e tyre për mjetet financiare, infrastrukturën, kushtet në klub etj.
Ramiz Shala, i dërguar nga kryetari i komunës, Bekim Jashari, pasi përshëndeti lojtarët, u tha se Komuna e Skenderajt ka një plan afatgjatë për të ardhmen e ndritur të Drenicës.

Zyrtari i Komunës u zotua se Drenica do të përgatitet jashtë vendit, kurse pagat e mbetura borxh do t’u shlyhen para datës 30 dhjetor. Shala falënderoi kryesinë e deritashme të klubit, njëkohësisht u zbulua borxhi i madh i mbetur, që kap vlerën e 8 000 eurove dhe në të cilin përfshihen energjia elektrike, uji etj. Po ashtu, Shala tha se kryesia e re do të formohet shumë shpejt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talenti francez Kylian Mbappe gjatë verës iu bashkua Paris Saint…