KF Ferizaj ndan rrugët me trajnerin Panadiq

06 qershor 2023 | 15:54

Skuadra e Ferizaj ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Andrej Panadiq dhe zëvendësin e tij, Nikola Boroe.

“Andrej ishte fjalë pak e punë shumë. Një mentalitet i futbollit kroat, bazuar në kërkesën kryesore të tij, përgjegjësi nga secili lojtarë në fushën e lojës. E mori ekipin në një gjendje të vështirë, kur pak kush mund të besonte se do ta kapnim barazhin. Pavarësisht që misioni nuk përfundoi me sukses, Andrej Panadiç do mbetet pjesë e rëndësishme e historikut të klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit do të fillojë zbatimin e një pilot-projekti…