KFOR-i bën ushtrime me helikopterë në disa qytete të Kosovës

26 shkurt 14:42

Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja ka zhvilluar një trajnim në ajër me disa helikopterë, gjegjësisht me gjashtë helikopterë të kontingjenteve kroate, zvicerane dhe amerikane.

Ushtrimi u përqendrua në standardizimin e procedurave të planifikimit dhe ekzekutimit të misionit, në testimin e fluturimit dhe komunikimet, dhe filloi nga Aeroporti Ushtarak në Sllatinë, duke vazhduar me kampin “Bondsteel”, Prizren, Pejë, Aeroportin e Sllatinës dhe Prishtinë, dhe përfundoi në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kampin “Kosova Film”.

Ky ushtrim ka siguruar që KFOR-i të mbetet një forcë e fuqishme ushtarake, e gatshme për të vepruar si parandalues i besueshëm ndaj çdo kërcënimi dhe për të ruajtur kapacitetet e tij për të kryer fluturime të evakuimit urgjent mjekësor kurdo që nevojitet.

“Misioni i KFOR it, i udhëhequr nga NATO-ja, është kontigjent shumëkombësh me 27 vende anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere. Ky dimension ndërkombëtar ofron kapacitete dhe kompetenca të ngritura. Kërkohet trajnim dhe ushtrim i vazhdueshëm për t’u siguruar se të gjitha kontigjentet veprojnë në mënyrë të standardizuar, duke siguruar aftësinë e KFOR-it të reagojë në përputhje me rezolutën 1244 të OKB dhe në mënyrë të shpejtë dhe efikase nga ajri dhe nga toka ndaj çdo sfide për mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes”, ka njoftuar KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke ,…