KFOR-i e transporton foshnjen dymuajshe nga Prishtina për shërim në Itali

30 nëntor 2022 | 23:26

Sot, KFOR-i ka bërë transportimin ajror të foshnjës dymuajshe Irena nga Prishtina drejt Napolit të Italisë për të kërkuar shërim nga sëmundja e rëndë koronare.

Në një njoftim për mediat, KFOR-i thotë se ky operacion është bërë i mundur falë bashkëpunimit me Komandën e Operacioneve të Përbashkëta Italiane.

“Një avion i Forcave Ajrore e ka transportuar vajzën e vogël e cila vuante nga një sëmundje shumë e rëndë në zemër, së bashku me nënën e saj, nga Prishtina në spitalin “Monaldi” në Napoli, ku Ekipi i specializuar mjekësor do të kujdeset për të”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se veprime konkrete si ky, janë domethënës ndihmojnë në konsolidimin e marrëdhënieve të miqësisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet misionit të NATO-s KFOR, institucioneve italiane dhe Kosovës.

“Suksese Irenës se vogël!”, thuhet në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ali Elshani Ky është TASIM BADALLAJ nga fshati Zhur…