KFOR-i flet për gjendjen në veri

06 nëntor 2022 | 08:50

KFOR-i thotë se po punon për ta ruajtur sigurinë për njerëzit në Kosovë, pasi situata në veri të vendit u tensionua të shtunën.

Në një deklaratë të lëshuar, KFOR-i bën thirrje që çështjet të zgjidhen përmes dislogut konstruktiv.

“Ne po e monitorojmë situatën dhe po bashkëpunojmë ngushtë me liderët në Beograd dhe Prishtinë si dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, për ta ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thujet në deklaratë.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të adresojnë dhe diskutojnë dallimet përmes dialogut konstruktiv. Sillni përparim në shoqëri! Shprehni mendimet tuaja në mënyrë paqësore dhe kërkoni kompromise!”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet Agushi nga Gjilani thotë se është në kërkim të…