KFOR-i Italian dhuron donacion për projektin e paneleve solare në QKMF-në e Hanit të Elezit

20 prill 2023 | 14:27

KFOR-i Italian dhuron donacion për projektin e paneleve solare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Hanit të Elezit

“Gjatë ditës së sotme, bashkë me Drejtoreshen e Shëndetësisë mirëpritëm trupën e Kontigjentit Italian, me të cilët kemi lidhur bashkëpunim për vendosjen e paneleve solare 12kW në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për kursim të energjisë elektrike përmes energjisë së ripërtëritshme, e që poashtu është edhe ekologjike dhe ndikon drejtpërdrejt në mbrojtje të mjedisit, si dhe punëkryesin e kompanisë “Muqa”, ku me rastin e fjalës sime gjatë ceremonisë e falënderova përzemërsisht Komandantin e Kontigjentit të KFOR-it Italian për mbështetjen e madhe që ky Kontigjenti i KFOR-it po ia jep Komunës së Hanit të Elezit”, ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “facebook”, kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…