KFOR-i mban garën “Rifle Ridge” në Mitrovicë

23 maj 2022 | 11:26

Forcat paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë për herë të parë e kanë mbajtur garën “Rifleman Ridge”.

Gara është mbajtur në Mitrovicë, nga kontigjenti polak i KFOR-it.

Kjo garë përmbante mbi 1 kilometër vrapim përpjetë, të shtëna të sakta në rreze dhe një vrapin për në vijën e finishit.

“Garuesit ishin nga katër në skuadra dhe në secilën skuadër ishte obligative prezenca e një ushtareje femër. Çdo ushtar garoi me pajisjet e veta luftarake”.

“Gara e ka provuar forcën, qëndrueshmërinë dhe aftësitë e të shtënave të secilit anëtar të ekipit por ishte gjithashtu një rast për t’u argëtuar në ambiente shumëkombëshe”, ka njoftuar KFOR-i.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është konsideruar si “gruaja më e urryer” në Britaninë…