KFOR-i s’ka informacione që helikopterët serbë kanë kaluar vijën kufitare me Kosovën

24 shtator 2021 | 23:41

KFOR si forca e tretë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë ka mohuar se helikopterët e ushtrisë serbe të kenë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës pasditen e kësaj së premte.

“Nuk kemi informacione që fluturimet serbe e kanë kaluar vijën kufitare administrative. KFOR mbetet i fokusuar në përmbushjen e mandatit të vetë për çdo ditë – i cili buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e vitit 1999m për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lëvizjen e lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, është thënë në përgjigjën e KFOR-it dhënë për “KlanKosova”

Tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin e Serbisë, afër pikave kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak.

Fluturimi i helikopterëve të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovë, vjen në ditën kohën kur rruga në vendit tonë po mbahet e bllokuar nga protestuesit serbë, të cilët po kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten, banka Norges u bë banka e parë qendrore…