KFOR-i shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me komunën e Drenasit

12 janar 2018 | 16:09

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur të premten në takim komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët Rajonal të KFOR-it, kolonel Daniele Bajata, me të cilin ka biseduar për sigurinë në vend dhe zhvillimet e përgjithshme në Drenas.

Gjatë këtij takimi, kolonel Bajata i shoqëruar nga ushtarakë të KFOR-it, është informuar nga kryetari Lladrovci për gjendjen e përgjithshme në komunën e Drenasit.

Po ashtu, Lladrovci ka njoftuar kolonelin Bajata për procesin e zgjedhjeve në komunën e Drenasit dhe ka vlerësuar se ka qenë një proces demokratik dhe pa asnjë incident.

Lladrovci dhe Bajata kanë ritheksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve lokale dhe paqeruajtësve të KFOR-it.

Lladrovci ka thënë se prioritet i qeverisjes së tij është realizimi i të gjitha premtimeve dhe planprogramit me të cilin edhe i fituar zgjedhjet.

Ndërkaq kolonel Bajata ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in, në veçanti me LMT-në që është e vendosur në Drenas.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kaçanikut, Kemajl Murseli, ka mbajtur…