Kiana Kryeziu debuton të hënën në Lojërat Olimpike Dimërore

05 shkurt 2022 | 17:49

Skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu janë duke përfaqësuar Kosovën për Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës.

Për Klankosova.tv nga Komiteti Olimpik kanë thënë që dy skitarët janë duke vazhduar me përgatitjet.

“Kiana sot ka stervitur në sllallom të madh, kurse Albini ka pushuar para garës së nesërme, pasi ka kryer dy nga tri përgatitjet zyrtare para garës”, kanë thënë nga Komiteti Olimpik.

Teksa trajneri Agim Pupovci vazhdon të jetë në karantinë, pavarësisht se ai është duke rezultuar negativ për COVID-19.

“Po është ende në karantine. Pavarësisht qe është duke rezultuar negativë ,ai ende nuk po lejohet t’i bashkohet pjeses tjeter të ekipit”, kanë thënë nga Komiteti për Klankosova.tv.

“Trajneri është i vendosur në nje ndërtesë tjetër, mirëpo nuk është ankuar për kushtet vetëm se është e pakuptimtë që akoma mbahet në karantinë, edhe pse çdo ditë rezulton negativ!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia dhe Izraeli mund të punojnë së bashku për të…