Kiana  Kryeziu zuri vendin e 19-të

08 janar 2022 | 18:44

Kiana Kryeziu ka plotësuar kriterin e tretë për normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. Skitarja jonë ka mbledhur sot më pak se 160 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), në garën e Ravascletto Sutrio të Italisë, disiplina e sllallomit të madh.

Kiana zuri vendin e 19-të nga 31 garuese. Koha e saj ishte 2:19.16 pas dy lëshimeve.

17-vjeçares i duhen edhe dy rezultate të tilla nga garat e ardhshme për të arritur normën olimpike Pekini 2022. Periudha për të fituar normën skadon më 16 janar 2022.

Përzgjedhësi Agim Pupovci ka vlerësuar lart paraqitjen e Kianës, derisa është optimist se ajo mund të fitojë normën olimpike. Sot garoi edhe Arba Pupovci, e cila doli e 24-ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka nisur përgatitjet në Kretë…