Kiçmari: Kosova kurrë nuk ka pasur më pak intelektualë në parlament, qeveri dhe institucione shtetërore

21 korrik 2019 | 09:34

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri e Australi, Sabri Kiçmari, ka thënë se ndryshimin në vend mund ta bëjnë katër shtresa kryesore të shoqërisë: intelektualët, luftëtarët e dinjitetshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rinjtë dhe mërgimtarët.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova kurrë nuk ka pasur më pak intelektualë në parlament, qeveri dhe institucione shtetërore.

“Atyre duhet krijuar hapësirë dhe mundësi. Dija e tyre është jetike për zhvillimin e vendit. Ushtarët e UÇK, që kanë ruajtur me krenari dinjtetin e luftëtarit të lirisë, janë shumicë absolute. Koha e sotme i kërkon ata të rikthehen në skenën shoqërore, për të ndalur këtë mësymje tragjike profiterësh drejt vlerave shoqërore dhe shtetërore”, ka shkruar ish-ambasadori Kiçmari.

Shkrimi i plotë i Kiçmarit:

Nevoja për shndërrime rrënjësore në shoqërinë dhe shtetin tonë janë bërë domosdoshmëri. Ndryshimin mund ta bëjnë katër shtresa kryesore të shoqërisë së Kosovës: intelektualët, luftëtarët e dinjitetshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rinjtë dhe mërgimtarët. Kosova kurrë nuk ka pasur më pak intelektualë në parlament, qeveri dhe institucione shtetërore. Atyre duhet krijuar hapësirë dhe mundësi. Dija e tyre është jetike për zhvillimin e vendit. Ushtarët e UÇK, që kanë ruajtur me krenari dinjtetin e luftëtarit të lirisë, janë shumicë absolute. Koha e sotme i kërkon ata të rikthehen në skenën shoqërore, për të ndalur këtë mësymje tragjike profiterësh drejt vlerave shoqërore dhe shtetërore. Të rinjtë e vendit tonë duhet të marrin pjesë në ridemensionimin e së ardhmes së vendit tonë këtu, në Atdhe. Atyre duhet krijuar hapësira e nevojshme për të shpërthyer energjitë e tyre kreative. Mërgimtarët janë shtresa, që mbartë në vete mallin dhe dhembjen, heroizmin dhe profesionalizmin. Ata e ëndërrojnë Kosovën të përparuar dhe ideale. Prandaj, duhet krijuar hapësirën e nevojshme për ekspertizën dhe vullnetin patriotik të tyre. Kosova ka potenciale të shumta, për t’u bërë shtet i përparuar. Mjafton hapja e mundësive për njerëzit e mirë të vendit tonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale…