Kim Jong-un paralajmëron qytetarët se shteti është në krizë të madhe ekonomike

09 prill 2021 | 08:41

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un ka kërkuar nga qytetarët që të bëhen gati “për kriza të vështira”, pak kohë pasi grupet e të drejtave të njeriut kishin paralajmëruar se shteti përballet me mungesa të mëdha të ushqimit dhe jostabilitet ekonomik.

Duke folur në një konferencë të partisë së tij, Jong-un ka krahasuar situatën në të cilën ndodhet Koreja Veriore me urinë e famëkeqe vdekjeprurëse të vitit 1990.

Shteti komunist ka mbyllur të gjithë kufijtë e tij si pasojë e pandemisë me Covid-19. Kjo e ka çuar tregtinë me Kinë dhe jetën ekonomike në ngërç të madh.

Koreja Veriore është gjithashtu në krye të sanksioneve ekzistuese ekonomike ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Pyongyangut.

Në fillim të kësaj jave, lideri Jong-un kishte paralajmëruar se shteti po përballet me “situtatën më të keqe të mundshme” dhe “shumë sfida”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Puna në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas duket se…