Kimmichi nuk lëviz nga Bayerni

15 shtator 2023 | 16:47

Për Joshua Kimmich u diskutua gjatë në merkaton e verës si opsion për t’u larguar nga Bayern Munchen, aq sa e detyroi vetë protagonistin t’ua jepte fjalën tifozëve “bavarezë” se nuk do të lëvizë nga Munchen, të paktën deri në fund të sezonit aktual.

Kontrata me kampionët i skadon në verën e vitit 2025 dhe Barcelona u pa si kërcënimi më serioz. Prestigjiozja spanjolle “Sport” e ka bërë fakt të kryer se Joshua nuk ka asnjë shans për të kaluar te katalanasit, për dy arsye.

Së pari, koincidon me përmirësimin e marrëdhënieve mes Tuchelit dhe Joshuas dhe e dyta përkon me afrimin e Harry Kanes, i cili ka shërbyer si provë se Bayerni i ka të gjitha “kartat” për të fituar gjithçka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka vlerësuar si të…