Kina anulon ngjitjen pranverore në Everest për shkak të koronavirusit
15 maj 2021
| 21:03
Kina për shkak të shqetësimeve të pandemisë ka vendosur ta anulojë sezonin pranveror 2021 të ngjitjes nga ana tibetiane të Mount Everestit, e cila cilësohet si maja më e lartë në botë, ka thënë të shtunën agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.
Kjo agjenci ka cituar një njoftim të ditës së premte nga Administrata e Përgjithshme e Sportit, e cila vjen pas një situate të rëndë pandemie, shkruan Reuters, transmeton “Klan Kosova”.
Kombi i Nepalit ka aq shumë mungesa të bombolave të oksigjenit saqë u ka kërkuar malësorëve t’i kthejnë bombolat e boshatisura, teksa paraprakisht kishte lëshuar një leje për 408 alpinistë për të ngjitur Everestin në sezonin prill-maj, pas mbylljes së vitit të kaluar.



