Kina, Rusia, India, Brazili dhe Afrika e Jugut flasin virtualisht për situatën në botë

23 qershor 2022 | 08:22

“BRICS” është një akronim i krijuar në vitin prej Rusisë, Kinës, Indisë, Brazilit dhe Afrikën e jugut – në synim e ka krijimin e një rendi global ekonomiko-financiar.

Por edhe këtë vit takimi do të mbahet virtualisht dhe sipas analistëve është një mundësi për Pekinin për ta promovuar modelin e qeverisjes në një situatë të tënsionuara globale, raporton Al Jazeera, transmeton Express.

Presidenti kinez Xi Jinping do të bashkohet me liderët e Brazilit, Indisë, Rusisë dhe Afrikës së Jugut nëpërmjet lidhjes video për të diskutuar çështjet me interes të përbashkët si pjesë e samitit me temë fillimin e një “epoke të re” për zhvillimin global.

Përpara samitit në Pekin, media shtetërore kineze ka vlerësuar BRICS – një akronim për pesë ekonomitë në zhvillim që së bashku përbëjnë rreth një të katërtën e ekonomisë globale.

Në maj, Xi i bëri thirrje grupit të “refuzojë mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe konfrontimin e bllokut, dhe të punojë së bashku për të ndërtuar një komunitet global të sigurisë për të gjithë”.

Pavarësisht dallimeve të tyre thelbësore, udhëheqësit e pesë vendeve ruajnë një distancë të caktuar nga rendi liberal i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Asnjë nga liderët e Brazilit, Kinës, Indisë apo Afrikës së Jugut nuk e dënoi hapur presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës nga vendi i tij në fillim të vitit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër zhgënjim s’do të ishte çudi, por shpresat janë…