King largohet nga Peja

29 dhjetor 2023 | 15:49

KB Peja ka konfirmuar largimin e Urald King, i cili erdhi te kampionët e Kosovë në fund të tetorit.

Basketbollisti amerikan do të rikthehet në Austri, pasi ka kompletuar transferimin te Kapfenberg Bulls. “Verdhezinjtë” e falënderuan 33-vjeçarin për kontributin, teksa i uruan suksese në vazhdim të karrierës.

Njoftimi i plotë nga KB Peja:

Thank you, Urald King! Urald King zhvilloi mbrëmë ndeshjen e fundit si Basketbollist i KB Peja,  ku kaloi disa muaj pozitiv në “Karagaçi”. E falënderojmë King për kontributin e dhënë dhe i urojmë shumë sukses në hapat e ardhshme në karrierë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani do të përballet këtë të shtunë me Sassuolon në…