Kishte përfituar rreth gjysmë milion euro, ish-punëtorit të RTK-së i është konfiskuar shtëpia dhe vetura

08 tetor 2021 | 15:38

Ish-punëtorit të RTK-së, i cili kishte përfituar mbi 472 mijë euro përmes kompanisë “Pastimi”, i është konfiskuar shtëpia e banimit dhe vetura e tipit “Land Rover”.

Tashmë ndaj B.Sh është ngritur aktakuzë për kryerjen e veprës “Përvetësim në detyrë”, dhe “mashtrimi në detyrë”. Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë nëpërmjet një komunikate për medie.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë  njofton opinionin publik lidhur me rastin e një punëtori të RTK-së, i cili kishte përfituar të holla përmes kompanisë ‘Pastimi’, ashtu që ju bëjmë me dije se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 28.06.2013, ka pranuar kallëzim penal nga policia kundër personit me inicialet B.Sh. Lidhur me këtë çështje penale, prokurorja e rastit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve më 04.07.2013 dhe pas ndërmarrjes së një mori veprimesh nga ana e saj, më 11.08.2014, ka ngritur aktakuzë kundër personit të lartcekur, në drejtim të veprave penale ‘Përvetësimi në detyrë’, nga neni 425 të KPK-së dhe ‘Mashtrimi në detyrë’, nga neni 426 të KPK-së. Në këtë çështje penale, të lartcekurit i është konfiskuar shtëpia e banimit dhe automjeti i tipit ‘Land Rover’. Prokurori i shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj të pandehurit B.Sh., të njëjtën e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës, përkatësisht njësitë anti-kontrabandë, kanë konfiskuar 52 mijë…