Kjo do të jetë pozita e Riberys te Salernitana  

19 mars 2024 | 11:55

Franck Ribery pritet të rikthehet në futboll, por tash jo në rolin e futbollit, por të zëvendëstrajnerit. Ribery pritet të jetë ndihmësi i Stefano Kolantuono, i cili pritet ta marr drejtimin e ekipit të Salernitanas.

Ribery ka qenë në rolin e këshilltarit sportiv në klubin italian, por tashmë do të bëhet pjesë aktive e punës me skuadrën.

Francezi në vitin 2022 e mbylli futbollin aktiv. Ani pse pjesën më të madhe të karrierës e kaloi tek Bayern Munchen në Gjermani, ai jetonte në Itali, pasi edicionet e fundit luajti aty tek Salernitana. Aktualisht ky ekip nuk po kalon momente të mira, gjenden të fundit në tabelë dhe kanë ndryshuar shumë trajner në ekip.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vdekjes së…