Kjo do të jetë skuadra e re e Chiellinit  

01 qershor 2022 | 11:39

Mbrojtësi legjendar italian Giorgio Chiellini ka gjetur një klub të ri, dhe ai do të vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Chiellini (37) ka vendosur të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, ndonëse ka edhe një vit kontratë me klubin torinez dhe destinacioni i tij i ri do të jetë liga MLS.

Ai ka vendosur të transferohet në Los Angeles FC, dhe zyrtarisht do të nënshkruajë kontratë në ditët në vijim kur të fluturojë për në ShBA. Los Angeles FC është lider i Konferencës Perëndimore dhe një nga skuadrat më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lojtari kryesor i kësaj skuadre është meksikani Carlos Vela.

Chiellini ka bërë 561 paraqitje në 17 sezone me Juventusin dhe ka fituar nëntë tituj të ligës italiane. Ai luan për “Azzurrit” që nga viti 2014 dhe deri më tani ka luajtur 116 herë me fanellën e Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tom Cruise i është kthyer viteve të fundit filmave aventurë,…