Kjo është arsyeja e bastisjeve në Ministrinë që drejtohet nga Liburn Aliu

06 janar 2022 | 08:59

Policia e Kosovës është duke zhvilluar bastisje në tri lokacione të vendit. Bastisje po kryhen edhe në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Aksioni po zhvillohet lidhur me ndërtimet në Brezvovicë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore e Ferizajt, Shukri Jashari.

“Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, është përballur me një pyetje…