Kjo është arsyeja e dhimbshme e humbjes së PSG-së nga Nantes

15 mars 10:49

Angel di Maria u zëvendësua papritmas kah mesi i pjesës së dytë, në humbjen e Paris Saint-Germain 1:2 kundër Nantes, të dielën mbrëma dhe u largua urgjentisht nga stadiumi Parc des Princes për t’u marrë me një incident plaçkitjeje në familjen e vet.

Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo u zhdorgj me vrull shkallëve të stadiumit dhe shkoi te trajneri Mauricio Pochettino dhe pas një bisede të gjatë me të, Di Marias iu kërkua ta lërë fushën.

Ylli argjentinas u largua nga stadiumi me vrap për të shkuar në shtëpinë e vet ku persona të maskuar ishin futur për të plaçkitur ndërkohë që familja e tij ndodhej brenda.

Mediat franceze raportojnë se edhe prindërit të bashkëlojtarit të Di Marias, Marquinhos, ishin cak i një plaçkitjeje gjatë ndeshjes së mbrëmshme.

Bashkëshortja e Di Marias, Jorgelina dhe fëmijët e tyre ishin brenda në shtëpi kur ndodhi plaçkitja.

Di Maria ka qenë cak i kriminelëve edhe në të kaluarën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja humbi 1-2 në fushën e vet përballë Nantes. Disfatë…