Kjo është arsyeja e rrëzimit të aeroplanit në Pakistan

25 maj 2020 | 16:02

Gabimi i mundshëm fatal i pilotit mund të jetë shkak i rrëzimit të aeroplanit në Pakistan, ku humbën jetën 97 persona, thuhet në rezultat e para të hetimit të kryer.

Piloti i avionit 8303 të kompanisë pakistaneze sipas gjitha gjasave kishte harruar të nxjerrë rrotat gjatë tentimit që të zbret në pistë, shkruan “Times of India”, duke u thirrur në rezultatet e para dhe analizën e të dhënave nga fluturimi.

Ekuipazhi që kishte vërejtur gabimin, kishte ndërprerë aterimin dhe kishte ngritur sërish aeroplanin duke tentuar më pas që sërish ta zbret në tokë, por motorët ishin dëmtuar dhe më një moment ishin ndalur.

Për këtë aeroplani është rrëzuar në Karachi. E nga ky rrëzim kanë humbur jetën 97 nga 99 pasagjerët sa ishin në aeroplan. Burime të “Times of India”, raportojnë se në videon nga kabina e pilotit gjatë tentimit të parë për aterim, dëgjohet një alarm paralajmërues që sipas gjitha gjasave sinjalizon se nuk janë nxjerrë rrotat jashtë.

E tentimi për aterim u ndërpre kur avioni ka qenë në mbi 80 metra lartësi. Të dhënat e kullës së kontrollit tregojnë se aeroplani ishte vonuar gjatë aterimit, pasi që ka qenë në lartësi të madhe, duke i paralajmëruar kontrollori i kullës, por ekuipazhi megjithatë kishte vendosur ta provojë uljen.

Ekspertët me të cilët ka biseduar “Times of India” thonë se ekziston mundësia që aeroplani ta ketë prekur pistën, dhe se motorët mund të jenë “gërvishtur” me asfaltin dhe pas disa minutave janë dëmtuar.

Pilotët kishin raportuar para tentimeve për zbritjes së motorët nuk po u punojnë, por nga pamjet nuk dihet nëse bëhet fjalë për të dy motorët apo vetëm për një./gazetashqip/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurokomisionari për buxhetin dhe administratën i Bashkimit Evropian (BE), Johannes…