Hahni: Ballkani Perëndimor i takon Evropës

25 maj 2020 | 15:50

Eurokomisionari për buxhetin dhe administratën i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor i takon Evropës dhe se përpjekjet e vendeve nga ky rajon duhet të shpërblehen.

Hahni ka theksuar për gazetën kroate “Ekspres” se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE paraqet një proces, i cili bazohet mbi merita dhe si i tillë është në interes të vërtetë për Unionin.

“Bëhet fjalë për eksport të stabilitetit në vend të importit të destabilitetit”.

“Miqve nga Ballkani u them që të vazhdojnë me reformat drejt rrugës evropiane dhe për këtë do të kenë mirënjohjen tonë”, ka thënë Hahni, i cili ka qenë komisionar për zgjedhim i BE-së, përcjell “ATSh”.

Më tutje, Hahni ka përkujtuar se muajin e kaluar BE-ja ka vendosur të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë edhe krahas krizës për shkak të pandemisë me koronavirusin.

Eurokomisionari ka shtuar se BE-ja me riprogramimin e mjeteve financiare dhe masave shtesë, siç është heqja e ndalesës për eksport të mjeteve mjekësore, ka treguar qartë se Ballkani Perëndimor i takon BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, që dy ditë ka hyrë…