Xhabir Zharku hynë në grevë urie, kjo është arsyeja

25 maj 2020 | 15:41

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, që dy ditë ka hyrë në grevë urie në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë me dije avokati i tij, Tomë Gashi. Ai ka thënë se arsyeja e hyrjes në grevë të Zharkut është cilësia e dobët e ushqimit.

“Klienti im, z.Xhabir Zharku që nga data 23.05.20 është në grevë urie në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Ai është në grevë urie për shkak të përkeqësimit të cilësisë së ushqimit. Sipas tij, përveç ushqimit të dobët që ai nuk mundet fare ta konsumojë edhe për shkak se ai është diabetik. As në kantinën që është brenda burgut nuk ka fare ushqime cilësore që mund të blihen nga të paraburgosurit.

“Greva e tij është senzibilizuese që çështja e ushqimit në burg të përmirësohet. Sot e kam vizituar dhe gjendja e tije është stabile, me shenja të përkeqësimit. Mbetet ditëve në vijim që çështja e kualitetit të ushqimit të shqyrtohet nga udhëheqësit e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Zotëri Xhabir Zharku është në paraburgim që nga 14.12.2019”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Klenti im z.Xhabir Zharku qe nga data 23.05.20 eshte ne grevë urie ne Qendren e Paraburgimit ne Prishtine. Aj eshte ne…

Publiée par Tomë V. Gashi sur Lundi 25 mai 2020

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka rihapur objektet fetare, rreth dy muaj pas mbylljes…